Dje janë regjistruar se 104 persona nuk kanë respektuar orën policore, ndërsa 74 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të parashtrohen masat e duhura, informojnë nga MPB.
Në territorin e vendit, sipas të dhënave të regjistruara, 29 personave u morën vendime për izolim, ndërsa 13 persona nënshkruan deklarata për vetizolim.
Në lidhje me dekretin për mbajtjen e maskave mbrojtëse personale në të gjithë territorin e vendit, janë regjistruar 82 shkelje./Telegrafi/