Telegrafi

Arrestohen 68 persona gjatë samitit të G7-së

Në kuadër të samitit G7 i cili zhvillohet në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës janë arrestuar 68 persona.

Në një deklaratë nga Pyrenees-Atlantique, thuhet se në kuadër të samitit G7 janë arrestuar këta persona, por nuk janë dhënë informacione në lidhje se ku dhe në çfarë kushtesh janë kryer arrestimet.

Në samitin ku janë marrë masa intensive të sigurisë, gjatë gjithë samitit janë në detyrë 13,200 policë dhe forca të xhandarmërisë, kryesisht kundër mundësisë së ndonjë sulmi terrorist.

Përreth qytetit Biarritz ku po mbahet samiti, po zhvillohen edhe protesta, ku dje u mbajtën protesta në qytetet Hendaye dhe Bayonne pranë Biarritz. /Telegrafi/