Vetëm brenda pak orëve forcat policisë së Lezhës kanë mundur të arrestojnë katër të kërkuar dhe dy të tjerë në banesat e të cilëve janë gjetur armë dhe municione.
Sipas policisë së Lezhës, personat në kërkim të arrestuar janë Agostin Dedaj, Artan Ndoi, Martin Çuni, Martin Pervathi. Këta të arrestuar akuzohen për vepra të ndryshme penale, raportoi Klan.
Të njëjtat burime tregojnë se në pranga janë vendosur edhe dy persona të cilët akuzohen për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Ata janë Mark Vathi, 50 vjeç dhe Aleksandër Pjetri, 40 vjeç.
Nga kontrollet e policisë në banesat e të arrestuarve janë zbuluar armë luftarake, bomba, granata, fishekë. Policia e Lezhës vazhdon operacionin për personat në kërkim dhe atyre për posedim armësh pa leje. /Telegrafi/