Site icon Telegrafi

Arrestohen 5 shqiptarë në Itali

 Pesë shqiptarëve u është sekuestruar një sasi prej rreth 600 gramësh kokainë, e barabartë me një sasi prej 2400 dozash, me vlerë rreth 90 mijë euro.

Fillimisht policia ka rënë në gjurmët e njërit prej shqiptarëve, Gjovalin Ndoj, për të cilin kishte dyshime për trafik droge, raporton NOA. Kur agjentët e anti-dogës italiane kanë qenë të sigurt se në makinën e tij Ndoj kishte drogë, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kontrollin.

Ndoji është ndaluar në rrugën e Teramos, taksa ka qenë duke udhëtuar në një makinë “Volksvagen Passat”. 27 vjeçari që jetonte në Itali me dokumente të rregullta kishte fshehur në sedijen e makinës 400 gramë kokainë të pastër. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Ndoj u arrestua pak minuta pasi kish dalë nga shtëpia ku jetonin 4 shqiptarët e tjerë. Kjo gjë ka bërë që karabinierët të shkojnë menjëherë në banesën ku ishte furnizuar.

Pas rrethimit të banesës është bërë dhe arrestimi i pesë personave të tjerë. Ndërkohë që vajza 21-vjeçare Nerxhina Kekerri, në momentin e hyrjes së policisë ka flakuar rreth 230 gramë kokainë nga dritarja për të fshehur gjurmës.

Droga është marrë më pas nga karabineirët.

Pas arrestimit, pesë shqiptarët janë mbyllur në burgun e Castrognos në pritje të gjyqit. /Telegrafi/

Exit mobile version