Gjatë 24 orëve të kaluara 64 persona nuk e kanë respektuan ndalimin e lëvizjes, ndërsa 49 prej tyre janë arrestuar, dhe për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura.
Njëzet persona kanë shkelur masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.
Sipas Ministrisë së Brendshme, në 24 orët e fundit në territorin e vendit 107 persona u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 54 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim./Telegrafi/