Gjatë natës së kaluar në gjithë shtetin 57 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 13 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.
Nga ana e policisë janë kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim, gjegjësisht në vetizolim me çrrastë është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën për vetizolim.
Ndërkohë sa i përket masës për kufizimin e lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar që 55 persona kanë shkelur orën policore, 42 prej tyre janë arrestuar ndërsa ndaj të tjerëve do të ngritët procedurë adekuate./Telegrafi/