Site icon Telegrafi

Arrestohen 4 të rinj për falsifikim kartmonedhash

4 të rinjtë merreshin me prodhimin dhe shpërndarjen e kartmonedhave në tregun shqiptar, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër.

Zëdhënësja e Policisë, Alma Katragjini, tha në një deklaratë për shtyp, se “shtetasit, Emilian Qose 21 vjeç, Gazmend Vulaj 21 vjeç, Tom Proshni 22 vjeç si dhe Nikoll Stërkaj 20 vjeç, janë vënë në pranga pasi akuzohen për falsifikim karmonedhash.”

“Kapja dhe arrestimi i tyre u bë, pasi rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata vendosin në treg kartmonedha të falsifikuara 10 mijë lekëshe dhe 20 mijë lekëshe dhe dollarë amerikanë”, tha zëdhënësja dhe theksoi se 4 të rinjve ju gjetën kartmonedha, printera të cilësisë së lartë, dhe mjete të tjera “të cilat këta persona i përdornin për prodhimin e karmonedhave false.”

Zëdhënësja e policisë tha gjithashtu se po vijon puna hetimore për të tjerë persona, të cilët kanë lidhje me katër të arrestuarit./Telegrafi/

 

Exit mobile version