Kampionati Evropian “Francë 2016” është kurdisur. Lajmin e bën të ditur INTERPOL që në një aksion disa ditor ka vënë në pranga 4 mijë persona.
Mes të arrestuarave ndodhen shumë evropian, disa prej të cilëve janë italianë.
Gjatë operacionit të zhvilluar në vende të ndryshme të botës, janë sekuestruar edhe 13 milionë dollarë. Qendra e basteve mësohet se ka qenë Azia, ku janë luajtur shuma të mëdha parash në ndeshjet e Euro 2016.
Në deklaratën e Interpol shpjegohet se operacioni është më i rëndësishmi i kohëve të fundit në fushën e sportit. Kinë, Francë, Greqi, Itali, Malajzi, Singapor, Tailandë e Vietnam. Këto janë disa prej shteteve ndërsa arrestimet janë bërë në vende të ndryshme të Evropës e Azisë.
Operacioni ishte i koduar “Soga VI”, është shumë i rëndësishëm në luftën ndaj basteve ilegale, ka thënë kreu i Zyrës së Krimit të Organizuar në Hong Kong.
Në një tjetër operacion janë përfshirë vende të tjera si, Kamboxhia, Koreja, Filipine, Tailanda e Vietnami, ku është vënë në shënjestër shkatërrimi i rrjeteve ilegale online.