Site icon Telegrafi

Arrestohen 4 biznesmenë turq, dyshohej se kërkonin rrëzimin e Erdogan

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi njofton se policia ka arrestuar katër zyrtarë të lartë të një kompanie, e cila ka lidhje me një klerik mysliman në SHBA, nën akuzat se ata kishin provuar ta rrëzonin qeverinë e Turqisë.

Raportohet se policia në qytetin Kayseri, në Turqinë Qendrore, arrestoi shefin ekzekutiv, kryetarin, si dhe dy anëtarë të bordit të kompanisë Boydak Holding.

Ata janë marrë në pyetje lidhur me pretendimet se kompania i ka dhënë mbështetje financiare lëvizjes së udhëhequr nga Fethullah Gulen.

Gulen, një ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në SHBA që nga viti 1999.

Në vitin 2015 kishte nisur një gjykim, në mungesë, kundër Gulenit, nën akuzat se ai kishte provuar ta rrëzonte qeverinë e Turqisë, raporton REL.

Ankaraja ka shkarkuar shërbyesit që kishin lidhje me lëvizjen e Gulenit. Gjithashtu ka kontrolluar e mbyllur disa biznese dhe organizata mediale.

Exit mobile version