Telegrafi

Maqedoni, 35 persona nuk kanë respektuar orën policore

Siç njoftojnë nga MPB gjatë 24 orëve të kaluara 35 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka janë arrestuar 19 persona.

Gjithashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë 67 vendime për izolim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB-së, 84 persona gjatë ditës së djeshme kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Gjatë kontrollimeve të policëve janë evidentuar edhe dy persona që nuk e kanë respektuar masën për vetizolim./Telegrafi/