Site icon Telegrafi

Arrestohen 3 shtetas të Bullgarisë, tentuan të sulmojnë fizikisht policët e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në pikën kufitare “Deve Bair” kanë ndaluar 3 shtetas të Bullgarisë të cilët fillimisht kanë ofenduar me fjalë zyrtarët policorë, ndërsa më pas kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë policët.

Nga MPB bëjnë të ditur se të njëjtit po mbahen në polici, deri në zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 12:45, në pikën kufitare “Deve Bair” ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike nga shtetasit bullgar G.Z (35), A.H (50) dhe R.H (54), të cilët fillimisht me fjalë, në mënyrë të vrazhdë dhe në mënyrë të pahijshme kanë ofenduar ndërsa më pas kanë tentuar të sulmojë fizikisht policët të cilët po kryenin veprime zyrtare, me ç’rast janë ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB/tv21.tv

Exit mobile version