Policia turke ndaloi 280 të dyshuar për pastrim parash në transferimin e llogarive bankare jashtë vendit me rreth 419 milionë dollarë. Çështja e transferimit të parave të huaja është bërë politikisht e ndjeshme në Turqi, e cila përflitet për krizën e monedhës.
Lira ka rënë rreth 40 për qind kundrejt dollarit këtë vit, duke bërë që presidenti Rexhep Tajip Erdogan të paralajmërojë qytetarët kundër dërgimit të parave jashtë vendit nëse nuk janë për investime.
“Ne nuk do t’i falim ata që përdorin kontrabandë parash jashtë vendit të zhvillojnë dhe të përhapin biznesin, tregtinë dhe investimet e tyre”, tha Erdogan në një fjalim drejtuar drejtuesve të biznesit.
Një burim bankar tha se transaksionet e tipit që hetimet kanë synuar janë kryer nga persona të tretë që dërgojnë para në llogaritë jashtë vendit në këmbim të komisionit.
“Transfertat u bënë nga degë të ndryshme bankare dhe ATM që nga 1 janari 2017 me shuma prej 5,000 lira dhe më shumë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/