Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, nga ora 22:00 deri në ora 4 gjatë aksionit policor për kontroll janë arrestuar 26 shtetase të huaja në objekte të natës në Tetovë dhe Gostivar.
Gjatë kontrollit janë gjetur 39 gra, ku 13 janë nga Maqedonia, ndërsa 26 të tjera. 11 prej tyre kanë qenë nga Serbia, nëntë nga Shqipëria, katër nga Bullgaria dhe një nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, njofton Telegrafi Maqedoni.
Aksionin e kanë zbatuar zyrtarët policor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë në bashkëveprime me njësi tjera organizative të MPB-së dhe shërbimet inspektoriale të DPH-së./Telegrafi/