Ahengu u zbulua pasi policia e identifikoi një furgon që po shkonte atje dhe e ndoqi pas.
Ndërsa, ky aheng është përshkuar nga Policia si “vuzu”, term lokal për ndejat ku përdorimi i alkoolit, drogës dhe seksi me të panjohur para të gjithëve, është i zakonshëm , transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur shishe të alkoolit, duhan dhe marihuanë.
Adoleshentët janë dërguar në katër burgje, shkaku i numrit të madh të tyre.
Ata pritet të marrin dënime të lehta, por kontrolli mbi ata do të jetë i rreptë. /Telegrafi/