Site icon Telegrafi

Arrestohen 2 shqiptarë dhe një turk për trafikim droge

Operacioni u zhvillua në Korçë dhe Tiranë, ku dhe u bë i mundur arrestimi i këtyre tre shtetasve, të cilët akuzohen për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Policia sekuestroi 3 kg e 400 gramë lëndë narkotike, të dyshuar heroinë.

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit tha se “është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 38-vjeçarit Edmond Bërxhani, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, kapja dhe arrestimi i 21-vjeçarit, Abdullah Kili i dënuar më parë për shitje e mbajtje të lëndëve narkotike dhe kapja dhe arrestimi i shtetasit turk, Vehbi Alioglun, me banim në Tiranë.”

“Forcat e policisë organizuan punën për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve, të cilëve iu gjet 3 kg e 400 gramë, lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine dhe në pikën kufitare të Kapshticës është ushtruar kontroll në automjetin e drejtuar nga Edmond Gërxhani, të cilit iu gjet dhe sekuestrua 2 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet e sekuestrua një pistoletë tip zastava, të cilën ky shtetas e mbante pa leje”, tha zëdhënësja e policisë.

“2 personat e tjerë janë arrestuar në Tiranë, ku dhe iu sekuestrua një kilogramë heroine, dhe 3 shtetasve iu sekuestruan 3 kg e 400 gramë lëndë narkotike, armë zjarri zastavë, aparatë celularë dhe automjeti ku u gjet lënda narkotike”, tha ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version