Site icon Telegrafi

Arrestohen 17 anëtarë të një organizate kriminale në Itali që kishin lidhje të vjetra me UÇK-në dhe me xhihadistët

Policia në Palermo të Italisë ka arrestuar 17 anëtarë të një organizate kriminale që ka lidhje me Cosa Nostran dhe një grup shqiptarësh, të cilit i shisnin armë, e po ashtu kishin lidhje të vjetra me UÇK-në dhe me xhihadistët, shkruan TGCOM24.

Sipas medias italiane, përcjell Telegrafi, grupi thuhet të jetë një rrjet ndërkombëtar që merren me trafikimin e njerëzve nëpër rrugët e Ballkanit dhe përmes Italisë dërgonte njerëz në Zvicër dhe shtete të tjera në Evropë, armëve, gurëve të çmuar, arit dhe parave.

Strukturat kriminale të organizatës me bazë në Palermo, gjithashtu ishin aktiv edhe në krahinën e Sondrios, Como, Pordenone dhe Sirenë, si dhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version