Site icon Telegrafi

Arrestohen 160 kriminelë në Itali

Policia italiane ka realizuar një aksion të gjerë kundër trafikimit të drogës.

Këtë mëngjes janë arrestuar 160 persona të përfshirë në krim përfunduan në paraburgim.

Veprimi u krye në të gjithë territorin kombëtar dhe të arrestuarit i përkisnin organizatave të ndryshme kriminale, përfshirë mafian, raporton italy24news.

Anëtarët e organizatës kriminale kalabreze “Ndrangheta”, e cila vepronte në rajonin verior të Lombardisë, u arrestuan në qytetin e Lecces.

Shefi i policisë në Messina deklaroi se operacioni i dha një goditje të madhe krimit të organizuar, se aksioni pasoi disa muaj hetime të gjera dhe se më shumë se 750 oficerë policie të të gjitha shërbimeve morën pjesë vetëm në aksionin e këtij mëngjesi. /Telegrafi/

Exit mobile version