Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona të dyshuar për lidhje mafioze, fajde, kontrabandë droge dhe pastrim parash.
Arrestimet janë kryer në rajonet e Sicilisë, Kampania-s, Toskanës dhe Friuli Venezia Giulia, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediet e huaja, në total 26 persona ishin vënë nën hetim të dyshuar për këto vepra kriminale, por që u lëshuan fletarreste për 15 persona.
Në total, 120 oficerë policie u mobilizuan në operacionet e Sicilisë, Toskanës, Friulit dhe Kampania-s. /Telegrafi/