Site icon Telegrafi

Arrestohen 12 valltare nga shtetet fqinjë në një objekt në Tetovë

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, të dielën në një objekt hotelerik në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë janë arrestuar 12 shtetase të huaja.

“Më 28 korrik, në orën 2:30 gjatë kontrollit në një objekt hotelerik që ndodhej në afërsi të autostradës Tetovë Shkup, policia e Tetovës ka arrestuar 12 vajza të moshës prej 20 deri 40 vjeç nga Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria”, thuhet në njoftimin e e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Valltaret e arrestuara do të barten në Departamentin për Migracion Ndërkufitar në Tetovë, për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/

Exit mobile version