Policia italiane arrestoi 12 persona sot në Vicenza dhe konfiskoi 450 kilogramë kokainë si dhe prona me vlerë 246 mijë euroshe.
Në të njëjtën kohë, 11 anëtarë të dyshuar të mafies italiane u arrestuan në Palermo, raporton ANSA.
Klani më i pasur dhe më i fuqishëm kriminal, Ndrangheta, me qendër në Kalabri, thuhet se kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë.
Të ardhurat e mëdha i mundësuan asaj të kapërcente klanin sicilian, Cosa Nostra dhe të zgjerohej në pjesën tjetër të Italisë dhe botës.
Mafia e tretë kryesore në Itali, Camorra nga Napoli, është gjithashtu e përfshirë në trafikun e drogës. /Telegrafi/