Në një aksion policor mëngjesin e sotëm në një objekt hotelierik në autostradën Tetovë – Gostivar janë arrestuar 11 shtetase të cilat janë zënë duke vallëzuar dhe zbavitur mysafirët e pranishëm në objekt.
Nga MPB informojnë se aksioni është realizuar nga ana e nëpunësve policor nga Qendra rajonale për punë kufitare Veri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Objekti hotelierik në të cilin janë kapur shtetaset e huaja, është në pronësi të dy personave me iniciale A.A. dhe A.A.
Nga policia po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/