Telegrafi

Arrestohen 10 persona në protestën para Kuvendit për prishjen e rendit dhe qetësisë publike

Dhjetë persona janë arrestuar për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në kohën e protestës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit.

Në kohën e protestës, në ora 20:30, një pjesë cila ka qenë e maskuar, kanë hedhur me shishe në drejtim të Kuvendit dhe pjesëtarëve të policisë, mjete piroteknike, shufra hekuri, dhe një  koktej molotovi (i pa ndezur).

Në Stacionin Policor Qendër, për shkak të prishjes së qetësisë janë arrestuar 10 persona, deklaroi MPB./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ofendimet për ”Shqiptarët e mallkuar” nuk munguan as në protestën për ndryshimin e emrit të Maqedonisë (Video)