Site icon Telegrafi

Arrestimi i zyrtarëve të KPM-së, Komisioni kërkon interpretim nga departamenti ligjor

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka mbajtur sot në orë 14:00 një mbledhje të jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me ndalimin nga institucionet e rendit dhe drejtësisë të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

“Në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive dhe pas shqyrtimit ka kërkuar një interpretim nga Departamenti Ligjor i KPM-së, se si të procedohet tutje sipas obligimeve ligjore.

KPM shpreh edhe një herë gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version