Site icon Telegrafi

Arrestimi i Tomor Morinës, Kelmendi thotë se institucionet e vendit s’po bëjnë sa duhet për t’i mbrojtur luftëtarët e UÇK-së

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, në Maqedoninë e Veriut.

Kelmendi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se institucionet e Kosovës vazhdojnë të mos angazhohen për t’i mbrojtur luftëtarët e UÇK-së të cilët kanë akuza të nxjerra nga shteti serb.

Sipas tij tani është momenti që të gjitha akuzat e Gjykatave serbe të hedhën në tërësi.

“Ne kemi arsye të forta për të këmbëngulur, meqë Gjykata e Hages ka trajtuar këto vepra të krimeve të pretenduara të luftës, ka ftuar dhe ka përfunduar procesi deri në qershor të vitit 1999 dhe tani është funksionalizuar edhe Gjykata Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së në Kosovë. Tani është momenti që të gjitha akuzat e Gjykatave serbe të hudhen në tërësi. Prandaj, duhet që edhe vazhdimi i negociatave me Serbinë të kushtëzohet edhe me hudhjen e këtyre ndjekjeve penale”, ka thënë ndër të tjera Kelmendi.

Postimi i plotë:

“Kujdesi i vazhdueshëm i institucioneve të Kosovës për bashkëatdhetarët dhe luftëtarët e UCK-së”

Edhe pse në vazhdimësi mburremi me të drejtë me kontributin e pashoq të bashkëatdhetarëve tonë, si para, gjatë dhe pasluftës dhe gjithnjë premtimet elektorale apo edhe gjatë sezonës janë që, bashkëatdhetarëve tu shkurtohen pritjet e gjata në kufijtë e Kosovës me Serbinë si gjatë arritjes ashtu edhe gjatë kthimit, megjithatë këto premtime të mira po mbesin ne sirtarët e Qeverisë dhe në asnjë mënyrë nuk po gjejnë hapësirë gjatë negociatave teknike me Serbinë që të zgjidhet kjo çështje njëherë e përgjithmonë.

Andaj, sygjeroj që pas formimit të Qeverisë të vihet në prioritet kjo çështje sepse pritjet e gjata po ndikojnë në ardhjen e më shumë atdhetarëve me makina dhe që kosotoja e tyre të jetë më e vogël.

Meqenëse jam duke theksuar punën e qeverive, më duhet të ri-theksojë se deri kur institucionet e Kosovës vazhdojnë të mos angazhohen për ti mbrojtur luftëtarët e UÇK-së të cilët kanë akuza të nxjerra nga shteti serb (siç është rasti i luftëtarit të lirise z. Morina), pse nuk angazhohemi për këtë temë deri në zgjedhje.

Ne kemi arsye të forta për të këmbëngulur, meqë Gjykata e Hages ka trajtuar këto vepra të krimeve të pretenduara të luftës, ka ftuar dhe ka përfunduar procesi deri në qershor të vitit 1999 dhe tani është funksionalizuar edhe Gjykata Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së në Kosovë. Tani është momenti që të gjitha akuzat e Gjykatave serbe të hudhen në tërësi. Prandaj, duhet që edhe vazhdimi i negociatave me Serbinë të kushtëzohet edhe me hudhjen e këtyre ndjekjeve penale.

Ne po dijmë të angazhohemi për figura të caktuara dhe po humbë pastaj angazhimi i mëtejmë. Kjo ka bërë që Liderët shtetërorë të Kosovës të jenë edhe vet të izoluar nga lëvizja ndërkombëtare dhe kjo ka qenë pengesa kryesore e mos plasimit të së vërtetes së vlerave të Kosovës drejtpërdrejt. Nëse duhet të presim anëtarsimin edhe në Interpol atëherë të gjithë ata bashkëatdhetarë të cilët kalojnë nëpër këto shtete do të rrezikohen çdo herë nga akuzat që Serbia dij ti formojë çdo herë nga gjykatat dhe institucionet e kriminalizuara, duke i shitur si të drejta në Bashkësinë Ndërkombëtare është momenti i fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version