Site icon Telegrafi

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në kanë arrestuar të mërkurën dy persona në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh.

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

I pyetur për këtë rast, kryeparlamentari Gluak Konjufca u shpreh se ka shumë raste të tilla të ngjashme.

Lexo po ashtu Dokumente, kompjuterë dhe armë - policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë arrestimit të dy të dyshuarve për spiunazh

“E përgëzoj AKI për punën e tyre të shkëlqyer, jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme”, tha ai.

Konjufca shoti se qëllimi i Serbisë është gjithmonë destabilizimi i Kosovës.

“Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve që me vazhdua sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale”, deklaroi Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version