Telegrafi

Arrestimi i parë në Austri pas dorëheqjes së Kurz – ajo dyshohet se falsifikoi kërkimet në favor të ish-kancelarit

Një hulumtuese e opinionit publik është njeriu i parë që u arrestua në çështjen e akuzave ndaj ish-kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo dyshohet se ka falsifikuar kërkimet në favor të PVP – Partisë Popullore Austriake.

Siç bëhet e ditur, Sabine Beinschab u arrestua, dhe ajo është një person kryesor në aferat rreth Kurz në lidhje me sondazhet e rreme të opinionit publik.

Në hulumtimin e saj, Kurz është portretizuar gjithmonë veçanërisht pozitivisht, ndërsa kundërshtari i tij në luftën për postin e shefit të partisë, Reinhold Mitterleiner, është portretizuar negativisht.

Sabine Beinschab është themeluesja e institutit të kërkimit të tregut “Research Affairs”. /Telegrafi/