Site icon Telegrafi

Arrestimi i Marko Gjuriqit, Lista Serbe kallëzim penal për Policinë e Kosovës

Lista Serbe ka ngritur kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës për shkak të aksionit që ka ndodhur të hënën që shkoi në Mitrovicë, gjatë së cilit u arrestua edhe drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Një gjë të tillë për mediat serbe, përcjell Telegrafi, e ka konfirmuar tashmë zëvendësministri i Brendshëm në dorëheqje, Milan Radojeviq.

Ai ka thënë se paraqitja e një padie është një nga konkluzionet e një takimi të përfaqësuesve të 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Jemi ende të vendosur të veprojmë brenda sistemit, brenda institucioneve dhe për këtë kemi ngritur një padi kundër forcave speciale të Kosovës”, citohet të ketë thënë Radojeviq. /Telegrafi/

Exit mobile version