Telegrafi

Arrestimi i Gjuriqit, ministri Rikallo nuk ndjehet mirë – momenti kur policia e Kosovës i ofron ndihmë (Video)

Njësia speciale e Policisë së Kosovës gjatë ditës së hënë kanë arrestuar Marko Gjuriqin, të cilit i kishin vënë prangat derisa gjendej brenda një salle në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjuriq, së bashku me përfaqësues të tjerë serbë, ai po mbante fjalim para dhjetëra serbëve që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër.

Gjithashtu në disa pamje që kanë qarkulluar në media shihen edhe disa serbë të pjesës veriore të Mitrovicës të cilët me gjasë edhe u munduan ta ndalojnë aksionin e policisë.

Televizioni publik i Serbisë (RTS) kishte publikuar pamjet kur policia futet brenda sallës, edhe pas shumë kundërshtimeve të qytetarëve serbë, dhe pas një kontrolli identifikojnë dhe arrestojnë Gjuriqin.

Ai, më pas ishte sjellë në stacionin e policisë në Prishtinë dhe më pas është dëbuar për në Serbi.

Ndërkohë, janë publikuar disa pamje tjera në të cilat shihet ministri i Bujqësisë i Republikës së Kosovës, Nenad Rikallo.

Rikallo, pasi del nga salla, siç edhe mund të shihet, është i shoqëruar dhe duke biseduar me policë të Kosovës.

Ai gjithashtu shihet duke mbajtur dorën në gjoksin e tij, pasi duket se nuk ndjehet mirë.

Më pas atij i ofrohet një polic i Kosovës, duke i ofruar ndihmë. /Telegrafi/