Avokati Çedomir Stojkoviq, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj anëtarëve të BIA-s serbe, të cilët muaj më parë torturuan politikanin serb Nikola Sanduloviq.
Stojkoviq në një postim në “X” ka shkruar se kallëzim penal ka ngritur edhe ndaj prokurores publike, Irene Radivojeviq dhe gjyqtares Milica Gjuriq.
“Me kolegun Michael Polak kam bërë kallëzim penal kundër anëtarëve të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë për abuzim dhe torturë ndaj Nikola Sanduloviqit, dhe privimit të paligjshëm të lirisë, si dhe kundër prokurores publike Irene Radivojeviq dhe gjyqtares Milica Grujiq nga Nishi, për shkak se kanë urdhëruar ndalimin e paligjshëm për faktin absurd se: “ka vënë lule në varrin e 7 vjeçares shqiptare të vrarë”, ka shkruar Stojkoviq.
Sanduloviq javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.
Ai pastaj është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi, por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të cilin e torturuan. /Telegrafi/
Sa kolegom @MichaelPolakLaw predao sam krivičnu prijavu protiv pripadnika Bezbednosne informativne agencije zbog zlostavljanja i mučenje prema @Sandulovic_N i nezakonitog lišenja slobode, kao i protiv javnog tužioca Irene Radivojević i sudije Milice Grujić iz Niša, zbog toga… pic.twitter.com/ZM4kMTIk1n
— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) February 1, 2024