Site icon Telegrafi

Arrestimi i çuditshëm rus dhe akuzat e të dashurës së rivalit të Putinit

Ministri i Ekonomisë në Rusi, Alexei Ulyukayev është akuzuar për marrje ryshfeti, duke shënuar kështu një rast të rrallë në politikën ruse.

Ulyukayev është zyrtari më i lartë që akuzohet për korrupsion që prej vitit 1991.

Një njësi anti-korrupsion në vend tha se ai ka marrë një ryshfet prej 2 milionë dollarësh.

Ministri kishte kërcënuar se nuk do të lejonte blerjen e aksioneve të një kompanie shtetërore nafte nga gjiganti shtetëror, Rosneft.

Njësia anti-korrupsion tha se ai është kapur mat, teksa merrte 2 milionë dollarët për të lehtësuar marrëveshjen.

Por operacioni mbetet i dyshimtë.

Mediat shtetërore ruse e quajtën lajm të madh, nën titullin “beteja kundër korrupsionit”.

Por disa media të tjera thonë se ai nuk i ka marrë vetë paratë, madje shtojnë se nuk ka video të arrestimit.

Ministria e Ekonomisë tha se arrestimi është i çuditshëm dhe i habitshëm.

Eksperti Alexander Shokhin tha se është një çmenduri që dikush të zhvasë para nga kreu i Rosneft, Igor Sechin, që është një nga njerëzit më me ndikim në vend.

Nëse gjendet fajtor, Ulyukayev, 60 vjeç, rrezikon nga tetë deri në 15 vite burg.

Ky lajm vjen pikërisht në ditën kur edhe e dashura e liderit të vrarë të opozitës në Rusi, Boris Nemtsov, thotë se po i bëhet presion me disa foto erotike.

Modelja Anna Duritskaya thotë se fotot janë marrë nga policia në apartamentin e Nemtsov dhe janë publikuar online.

Ajo thotë se është akoma e traumatizuar nga vrasja e të dashurit dhe publikimi i fotove erotike. /mapo/

Exit mobile version