Arrestim i dy shqiptarëve në Britani, si pjesë e një bande të trafikimit të kokainës dhe sekuestrimit të 13 kg kokaine të pastër me vlerë 1.5 milionë sterlina, është kthyer në çështje politike atje.
“The Sun” shkruan sot se arrestimet erdhën pas deklaratave të forta të Sekretares së Brendshme britanike Theresa May, e cila e përkufizoi Shqipërinë 1 javë më parë si vend të krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Shqiptarja.
Ajo paralajmëroi se Britania kërcënohet nga ‘gangsterët’ shqiptarë në rast se Shqipëria bëhet pjesë e BE.
Ndërsa, udhëheqësi i fushatës për daljen e Britanisë nga BE, sekretari i Drejtësisë Michael Gove, është shprehur se radhët e bandave shqiptare në Britaninë e Madhe, do të shtohen sapo vendi të bashkohet me BE–në.
10% e të burgosurve në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, shkruan “The Sun”.
Shqipëria është përfshirë në debatin e brendshëm të Britanisë, e cila po diskuton nëse duhet të dalë nga BE.
Kjo nisi kur Gove tha se Britania mund të ndjekë modelin ekonomik të Shqipërisë nëse del nga BE. Pas kësaj deklarate të tij. Më 23 qershor, Britania e Madhe mban referendumin ku do të votohet nëse do të dalë ose jo nga BE.