Telegrafi

Arrestimet rregullojnë tregun e naftës

Në vazhdën e hetimeve që EULEX-i po zhvillon në lidhje me korrupsionin, pjesëtarë të këtij misioni dhe Dogana e Kosovës, të mërkurën kanë arrestuar pesë persona, si të dyshuar për kontrabandë me derivate të naftës, ndërsa dy të dyshuarit të tjerë, sipas EULEX-it momentalisht gjenden jashtë Kosovës.

Po të mërkurën, ky mision ka bastisur mbi dhjetë lokacione të ndryshme nëpër Kosovë nën dyshimin për kontrabandë me derivate të naftës.

Ndryshe, kontrabanda me naftë dhe derivate të saj, ka kohë që ka qenë problem shqetësues për Doganat e Kosovës.

Ekspertë për çështje ekonomike kanë deklaruar se kontrabanda me derivate të naftës, pas pavarësisë së Kosovës, vazhdon të jetë njëra nga dukuritë më të shpeshta në vend, madje në shumicën e rasteve kontrabanda, sipas tyre, ndodh në pikat kufitare në veri të Kosovës. /Rel /Telegrafi/