Site icon Telegrafi

Arrestimet e gjyqtarëve, Hahn: Qeveria turke i kishte përgatitur më herët listat

Komisionari i Bashkimit Evropian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn thotë se qeveria turke kishte përgatitur më herët arrestimet masive të gjyqtarëve.

Ai deklaroi sot në Bruksel, se qeveria e Ankarasë kishte hartuar listën përpara se të zhvillohej grushti i shtetit. Ai deklaroi të hënën se arrestimi i shpejtë i tyre e tregon këtë.

“Ajo duket të paktën sikur diçka ishte e përgatitur. Listat ishin në dispozicion, dhe kjo tregon se gjithçka ishte përgatitur për t’u përdorur në një moment të caktuar”, tha Hahn.

“Unë jam shumë i shqetësuar. Kjo është pikërisht ajo që ne kishin frikë”.

Mbrëmjen e së premtes, në Turqi u organizua një grusht shteti i dështuar që në nisje. Mbi 2 mijë gjykatës janë arrestuar nga policia, ndërsa numri në total i të arrestuarve ka shkuar mbi 6 mijë.

Exit mobile version