Site icon Telegrafi

Arrestime të shumta pas sulmit me mortaja në rajonin e Antalias

Policia turke arrestoi 25 persona të dyshuar për lidhje me kryengritësit kurdë të PKK-së, një ditë pas sulmit me mortaja në rajonin turistik të Antalias, raportuan sot mediat zyrtare duke cituar burime të policisë.

Sipas mediave turke, dy apo tre goditje me mortaja janë drejtuar nga agresore të paidentifikuar në autostradën në rajonin turistik të Antalias, fatmirësisht pa viktima.

“Policia ka nisur një operacion të gjerë në të gjithë vendin, përfshirë Stambollin, për arrestimin e të dyshuarve dhe personave të infiltruar nga rebelët kurdë”, shtoi agjencia e lajmeve “Anadoll”.

Sulmi nuk ka ende një autor që ka marrë përsipër këtë akt por “Anadolli” konfirmoi se të dyshuarit kanë lidhje me rebelët kurdë të PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), e konsideruar si “terroriste” nga ana e Ankarasë.

Exit mobile version