Telegrafi

Arrestime të reja në Turqi

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për 33 persona në trupin vëzhgues për komunikim dhe për 36 persona nga një organ monitorues për tregjet kapitale, raporton CNN turk.

Siç transmeton Reuters thuhet se urdhrat janë lëshuar si pjesë e operacionit kundër Fetullah Gulen, i cili akuzohet se qëndron prapa puçit të pasuksesshëm të vitit të kaluar.