Disa pasagjerë të nervozuar që fluturimi ishte shtyrë, kishin shfryrë gjithë mllefin e tyre në policinë që po mbanin rend dhe qetësi në aeroportin ndërkombëtar Fort Lauderdale të Miami, SHBA.
Disa pasagjerë janë arrestuar derisa po konfrontoheshin me forcat e rendit, të cilët u bën të dhunshëm kur e kuptuan që 11 fluturime të aviokompanisë Spirit Airlines janë shtyrë, transmeton Telegrafi.
Një grup pasagjerësh që ishin përplasur me policinë, ishin nervoz pasi që në momentin e fundit u është kumtuar lajmin se do të humbin fluturimin, dhe nuk do të mund të jenë prezent në ceremoninë e diplomimit.
Në videot e postuar më poshtë mund të shihen pasagjerët duke u konfrontuar me policinë, madje duke mos hezituar edhe t’i sulmojnë në disa momente. /Telegrafi/