Telegrafi

Arrestime, për vjedhje të bagëtive dhe për grabitje nën kërcënimin e armës

Njësiti policor ka gjetur bagëtitë si dhe automjetin me të cilin dyshohet se janë transportuar bagëtitë, ndërkaq me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Dy persona tjerë janë arrestuar në Mitrovicë, pasi që të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një telefon celular. Në automjetin e tyre, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47 dhe 11 copë fishekë të njëjtës armë, ndërsa në vendngjarje është gjetur një maskë e përdorur për grabitje.

Nga të dyshuarit është konfiskuar edhe vetura, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/