Në rrjedhë janë arrestimet e oficerëve policorë në MPB nga ekipa e Naqe Çulev për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete, dokumente, inçizime të masave para hetimore dhe publikimi i tyre në portale, informon “A1on”.
Së paku katër persona të lartë policorë për momentin gjenden në Prokurori, ndërsa u janë marrë telefonat, kompjuter dhe mjete tjera.
Edhe nga Prokuroria vërtetuan se zyrtarët policorë janë thirrur të japin deklaratë në Prokurori dhe se policive u janë marrë telefonat celularë.
“Janë thirr në Prokurori. U janë marrë telefonat celularë. Për momentin kemi ka aq informacione”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/