Telegrafi

Arrestim në Pejë, për vrasjen e vitit 2001

Një person është arrestuar në Pejë, në lidhje me vrasje të ndodhur në vitin 2001.

Sipas Policisë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistolete CZ 99 me një karikator dhe 15 fishekë, një pushkë karabine “Zastava”, një pushkë gjuetie dy tytëshe, një AK-47 me dy karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, nëntëdhjetë e dy fishekë te kal.9 mm, një AK-47 i dëmtuar, një AK-47 i dëmtuar me një fishekë në tytë, një automatik i dëmtuar dhe një pistolete e dëmtuar.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.