Aktorja maqedonase Silvia Stojanovska u dërgua në Gjykatën Penale këtë pasdite, ku ajo u paraqit para gjykatësit paraprak dhe iu caktua masa e arrestit shtëpiak
Stojanovska u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion.
Gjyqtari nga procedura paraprake, Nenad Saevski, i caktoi 30 ditë arrest shtëpiak për shkak të prodhimi dhe tregtisë së paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë.
Aktorja nuk u përgjigj në një pyetjen nëse ajo u arrestua në kufi dhe nëse ajo e dinte që prokuroria po e hetonte./Telegrafi/