Telegrafi

Një muaj arrest shtëpiak ndaj një personi në Prishtinë për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit për media, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K e ka refuzuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

“Arresti shtëpiak të pandehurit i është caktuar në konform nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Kundër këtij aktvendimi,  është e lejuar ankesa në Gjykatën së Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/