Telegrafi

Arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve të pylltarisë në Deçan

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve A.D dhe E.H.

“Më datë 16.09.2019, rreth orës 15:00, në grykën e Deçanit, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për të tjerët dhe me këtë veprim i kanë shkaktuar dëm Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Drejtorisë së Parkut Kombëtar në Pejë, në atë mënyrë që të pandehurit në fjalë në cilësinë e zyrtarëve të pylltarisë gjatë orarit të punës, në lokacionin e lartcekur i kanë lëshuar qytetarët me automjete si kamion, traktor, kombi duke transportuar dru për djegie edhe pse të njëjtit nuk kanë pas dokumentacion përkatës.

Me çka të pandehurit A.D dhe E.H si bashkëkryes dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/