Telegrafi

Arrest shtëpiak kundër të pandehurve për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji të pandehurve I.D.L dhe M.T, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi si dhe e pandehura I.D.L edhe për shkak të veprës penale Falsifikimi i dokumenti.

“Gjykata Themelore në Prishtinë –Dega në Graçanicë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T, për shkak se në bashkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe e pandehura I.D.L edhe për shkak të veprës penale Falsifikimi i dokumentit nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  I.D.L dhe M.T e ka refuzuar dhe të njëjtëve  iu  ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji secilit veç e veç”, thuhet në komunikatën për media.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.