Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vendosur lidhur me dy kërkesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L.
Kjo kërkesë e Prokurorisë Speciale ishte bërë për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale: Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.
Të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 24.04.2019 deri me datë 24.05.2019.
Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër këtyre të pandehurave bazuar në nenin 187 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.
Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore thuhet se, palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/