Aaron Halstead kishte postuar në internet, fotografitë ku shihet me shumë kafshë të rralla, si luan, leopard, ari, gjirafë dhe shpinë të breshkës.
Në mesin e kafshëve të balsamosura, ai kishte edhe brirë të bufalos, dhëmbë të balenës dhe kafka të majmunëve.
Këto kanë bërë që të ngiten hetime dhe të shikohet prejardhja e këtyre kafshëve.
Policia e ka bastisur shtëpinë e tij, ku përpos kafshëve të balsamosura, ka gjetur edhe shumë lëkura që i përkasin kafshëve të rralla, së bashku me disa peliçe dhe veshje nga lëkura e kafshëve.
Nuk bëhet e ditur se ku janë vrarë këto kafshë dhe balsamosur, pasi Halstead ka thënë se e bën vetëm shitjen e tyre.
Ai mbetet në arrest shtëpiak, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/