Telegrafi

Arrest për pensionistin që ndihmoi kapjen e hajnave dhe ndaloi trafikantët e drogës (Foto)

Len James nga pjesa Lindore e Londrës, është arrestuar dhe detyrohet të paguajë mbi 2,000 euro gjobë, si dhe t’i largoi kamerat që i ka vendosur përreth shtëpisë.

Megjithëse me këto pajisje dhe angazhimin e 77-vjeçarit, ishin zënë shumë hajna dhe u ndaluan trafikantët e drogës që vepronin në atë zonë, transmeton Telegrafi.

Këshilli i lagjes, gjeti se ai po e shkelte marrëveshjen e qirasë, duke shpuar vrima në tullat e vjetra të shtëpisë.

“Kanë zgjedhur të dëmtojnë një pensionist, i cili kujdeset për pronën e tij dhe të fqinjëve. Askush nuk është ankuar për kamera, madje, të gjithë ndiheshin më të sigurt prej tyre”, ka thënë James.

Në fakt, materialet që kishte marrë prej kamerave dhe i ka dërguar në polici, është zbuluar identiteti i shumë shkelësve të ligjit, gjë për të cilët pretendon se do duhej të merrte ndonjë dekoratë.

“Nuk dua të më shpërblejnë, por vetëm të mos mi kërkojnë 2,000 euro të cilat nuk kam si t’i mbledhë me pension”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/