Carmen Chamblee nga Florida e Shteteve të Bashkuara është arrestuar sepse ia ka vënë flakën një veture, duke menduar se i përket ish-partnerit të saj.
Ngjarja që ka ndodhur në fillim të muajit, ishte filmuar dhe publikuar në medie, në përpjekje që të identifikohet kjo grua, transmeton Telegrafi.
Pronari i makinës Honda që u dogj pjesërisht, kishte thënë se nuk e njeh këtë femër dhe se kurrë nuk e ka parë.
Policia e Clearwater, ia ka dalë ta gjejë dhe ta ndalojë 19-vjeçaren, e cila e ka pranuar rastin që e ka bërë për ‘hakmarrje ndaj ish të dashurit’.
Ajo është arrestuar nën akuzën për zjarrvënie të qëllimshme të shkallës së dytë, ndërsa do të del së shpejti para drejtësisë.
Në videon e postuar më poshtë, shihet kronika që është bërë për këtë rast, para se të bëhet ndalimi saj. /Telegrafi/
https://youtu.be/EpyWTGaRgs4