Telegrafi

Arrest për dhjetëra banditë, që po merrnin pjesë në një aheng

Në këtë aheng ishin krerë të lartë të nëntokës, që merren me vrasje me porosi, drogë, prostitucion, fajde, falsifikim parash dhe trafik njerëzor.

Ata ishin mbledhë në këtë aheng, që të rrisin fuqinë e rrjetit, duke u njohur më mirë dhe për të bërë plane adekuate.

Policia e përgatitur mirë, e ka ndaluar ahengun e tyre, duke ndaluar dhjetëra prej tyre. Me t’i nxjerrë nga objekti ku po qëndronin, ata janë detyruar të shtrihen në tokë, me duar pas kokës.

Prej tyre janë marrë shumë pistoleta dhe katër kallashnikov Pothuajse të gjithë, kanë të kaluar kriminale dhe kanë qëndruar një kohë në burg.

Nuk bëhet e ditur, se kur do të dalin këta para drejtësisë. /Telegrafi/