Telegrafi

Arrest për dhëndrin që pagoi 200 njerëz të huaj, të shtiren sikur i ka familjarë (Foto)

Dhëndri i njohur vetëm si Wang nga Xi i Kinës, është arrestuar sepse ka mashtruar nusen dhe familjarët e saj, duke paguar njerëz të huaj që të shtiren se i ka të familjes apo miq.

Ai e kishte sajuar këtë ngjarje, sepse prindërit nuk pajtoheshin që ai të martohet me atë grua, që jeton në një vend tjetër, transmeton Telegrafi.

Të ftuarit pretendonin se janë familjarët e dhëndrit

Mirëpo, nusja nuk lejonte të fillonte ceremonia para se të arrinin familjarët e tij të ngushtë, ndërsa ai e gënjente se janë rrugës dhe bashkëngjiten më vonë.

Pasi gjithçka dukej e dyshimtë, motrat e saj nisët të shoqërohen dhe të pyesin të ftuarit, lidhur me vonesën e familjarëve, derisa dikush ka treguar të vërtetën për lidhjen me dhëndrin.

Përgatitje për ceremoninë martesore, që nuk u zhvillua

Shumica prej tyre ishin studentë, taksistë dhe kamerierë së bashku me bashkëshorte, që ishin paguar deri në 15 euro, që të shkoin në dasmë.

Derisa nusja e akuzon për mashtrim dhe këmbëngulje të lidhjes së kurorës, ai është shfajësuar duke thënë se vetëm donte t’ia plotësonte dëshirën për një ceremoni të përkryer. /Telegrafi/