Dhëndri i njohur vetëm si Wang nga Xi i Kinës, është arrestuar sepse ka mashtruar nusen dhe familjarët e saj, duke paguar njerëz të huaj që të shtiren se i ka të familjes apo miq.
Ai e kishte sajuar këtë ngjarje, sepse prindërit nuk pajtoheshin që ai të martohet me atë grua, që jeton në një vend tjetër, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nusja nuk lejonte të fillonte ceremonia para se të arrinin familjarët e tij të ngushtë, ndërsa ai e gënjente se janë rrugës dhe bashkëngjiten më vonë.
Pasi gjithçka dukej e dyshimtë, motrat e saj nisët të shoqërohen dhe të pyesin të ftuarit, lidhur me vonesën e familjarëve, derisa dikush ka treguar të vërtetën për lidhjen me dhëndrin.
Shumica prej tyre ishin studentë, taksistë dhe kamerierë së bashku me bashkëshorte, që ishin paguar deri në 15 euro, që të shkoin në dasmë.
Derisa nusja e akuzon për mashtrim dhe këmbëngulje të lidhjes së kurorës, ai është shfajësuar duke thënë se vetëm donte t’ia plotësonte dëshirën për një ceremoni të përkryer. /Telegrafi/